Plas goma në gomisteri, vdes tragjikisht 28-vjeçari në Tiranë
Tragjike ka rezultuar fati i një 28-vjeçari në Tiranë, i cili është aksidentuar rëndë në punë, ndërsa ka ndërruar jetë rrugës për në spital.
Ngjarja ndodhi rreth orës 12:04, në Bathore, tek një gomisteri. Burime zyrtare nga policia, gjatë punës, aksidentalisht ka plasur një gomë, e për pasojë është dëmtuar rëndë punëtori i gomisterisë, shtetasi me inicialet F.LL, i cili gjatë dërgimit për në spital ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.