Plas grushti në Tiranë në qendrat e numërimit. Njerëzit e PS gjakosin numëruesit e PD

Një konfrontim fizik ka ndodhur mes të pranishmëve në shkollën “1 Maji” në kryeqytet ku po bëhet numërimi i votave të njësisë 30. Siç shihet nga pamjet ka qenë mjaft e ashpër përplasja fizike dhe grushtat mes të përfshirëve në sherr.

Ata fillimisht e kanë nisur në formën e një debati, por më pas janë goditur me njëri-tjetrin me grushte, shkelma dhe më pas kanë përdorur dhe karriget. Policia ka qenë prezente në vendin e ngjarjes, por ka qenë e paaftë për të shuar sherrin, madje duke hasur vështirësi t’i ndajnë nga njëri-tjetri.

Është dashur ndërhyrja e më shumë forcave policore për të bërë e mundur që të shuhet sherri, por përpjekjet për dhunë kanë vazhduar dhe jashtë shkollës “1 Maji”. Ish-deputetja e PD Pampuri ka reaguar se ishin vëzhgues të PS të cilët kanë hyrë dhe gjakosur numëruesin e PD.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në një njoftim për mediat, Policia e Tiranës tha se ka shoqëruar tetë persona për incidentin.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Rreth orës 22:45, tek shkolla “1 Maji”, në VNV nr.30, me kërkesë të KZAZ-së, sherbimet e Policisë, me Vendim nr. 262, të KZAZ-së, kanë ndërhyrë në ambientet e brendshme të KZAZ-së ku po zhvillohet procesi i numërimit të votave, pasi kishte një konflikt mes vëzhguesve dhe numëruesit të votave. Sherbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjeherë dhe kanë bërë shoqërimin e 8 personave për veprime të metejshme hetimore. Aktualisht ka ndaluar procesi i numërimit të votave dhe  shërbimet e policisë vijojnë të kryejnë detyrën për ruajtjen e rendit dhe qetësisë”,- thuhet në njoftimin e Policisë së Tiranës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?