Plas keq në Parlamentin grek, “Babai im ka luftuar në Shqipëri, nuk morëm gjë kurrë”

Parlamenti grek ka prodhuar tensione të forta kohët e fundit, pas marrëveshjes së emrit të Maqedonisë.

Ndërkohë në seancën e së martës u përmend edhe emri i Shqipërisë.

Deputetja Theodhora Megaloikonomou, u përfshi në një depat të ashpër me kolegun e saj të Partisë së Qendrës, pasi vendosi të largohej nga partia e saj, për të kaluar në radhët e Aleksis Tsipras.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ajo ka sqaruar se lëvizja nuk është për të marrë post, ndërsa lëshoi akuza ndaj “Demokracisë së Re” dhe “PASOK”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjatë fjalës, deeputetja ka thënë gjithashtu se babai i saj ka luftuar në Shqipëri dhe nuk ka përfituar asgjë.

Ajo tha:

Unë u largova nga partia jo sepse kërkoja karrige. Levendis (anëtar i Parlamentit grek) bëri deputet djalin e tij dhe më pas nënkryetar të Kuvendit. I thashë të mos e bënte.Të gjitha këto i bëri në vetëm dy vjet. Po në 10 vjet çfarë do të bënte? Perandori? Unë nuk kam kërkuar karrige. Babai im ka luftuar në Shqipëri dhe në El Alamein (qytet në Egjipt).Dhe kur vdiq kërkuan që të kthenim pas lejen për kioskën që nuk e kishim marrë kurrë.

Kujtojmë këtu se sipas ligjit grek, invalidët apo personat me aftësi të kufizuara, përfitojnë licensë për të hapur kioskë, leje kjo që jepet pas vdekjes së personit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?