Plas luftë e ashpër mes klaneve mafioze në Itali, për drogën shqiptare

Mediat italiane njoftojnë se agjentët e policisë në Foggia, në bashkëpunim me sektorin e Antimafies në Bari kanë përmbyllur një operacion të suksesshëm, në goditjen e një grupi të fuqishëm kriminal dhe më konkretisht, atë që njihet si klani Perna.

Ky grupim i fuqishëm është mjaft i dhunshëm dhe aktiv në zonën e Viestes dhe merret kryesisht me trafikun e drogës. Ndaj të arrestuarve rëndojnë  akuza të rënda si, krime që kanë të bëjnë me trafikun e drogës, të llojit kokainë dhe heroinë, posedim dhe importim i armëve ilegale etj.

Sipas medieve, hetuesit italianë kanë arritur të zbulojnë se grupi i armatosur i quajtur “Perna” është përfshirë në një luftë mafioze me klanin kundërshtar të kryesuar prej Marco Raduano dhe se gjithë lufta bëhet, për drogën që vjen nga brigjet e Shqipërisë. Ky është hapi i dytë i të njëjtit operacion të nisur një muaj më parë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më herët, më datë 21 gusht 2018 janë arrestuar Claudio dhe Giovanni Iannoli kushërinj, 42 dhe 32 vjeç. Besohet se ky klan ka ekzekutuar edhe ish-togerin e Anti-mafies Angelo Notarangelo, i vrarë nga grupet mafioze në vitin 2015. Hetimet do të fillojnë pas vrasjes së Gianbattista Notarangelo në qytetin Gargano më 6 prill.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?