“Plas” në burgun e Shënkollit, me dronë tentuan të fusnin drogë, celular dhe…

Mbrëmjne e djeshme është tentuar të futet nëpërmjet një droni drogë, celular dhe karta SIM në burgun e Shënkollit.

Ngjarja është pikasur menjëherë nga policia dhe është bërë mundur ndalimi o një veprimi të tillë, ndërkohë që policia ka arrestuar në flagrancë 3 persona.

  1. M.V., 28 vjeç banues në fshatin Vrake, Malësi e Madhe, i dënuar më parë për vjedhje
  2. Xh. K., 25 vjeç, banues në Shkodër,
  3. Xh.L., 28 vjeç, banues në Bajze ,Malësi e Madhe,Shkodër

Efektivët e policisë së burgut kanë marrë masa per monitorimin e mjetit fluturues deri në ulejn e tij jashte territorit të burgut.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas burimeve nga kontrolli që ju bë pakos u gjeten 3 celular 3 karta celularesh 7 qese të presuara  me lëndë narkotike e dyshuar si canabis sattiva.

Swiss Digital Mobile Reklama

Informacion paraprak:

Policia e Shtetit në bashkëpunim me Policinë e Burgjeve parandaluan dhe goditën një tentativë të futjes në ambientet e burgut të lëndëve narkotike dhe telefonave celularë me anë të dronit.

Sekuestrohet droni ku në trup të së cilit ishin lidhur 7 pako me canabis sativa dhe tre telefona celularë.

Arrestohen në flagrancë tre shtetas , ku në mjetin e tyre u gjet telekomanda e dronit.

Në orët e vona të mbrëmjes , në rrethimin e jashtëm të burgut të Shënkollit , punonjësit e Policisë së burgut që kryenin shërbim kanë konstatuar se po fluturonte një dron duke hyrë në zonën e ndaluar dhe menjëherë kanë njoftuar Policinë e Lezhës.

Në drejtim të burgut janë nisur forcat e FNSH të Shkodrës të cilat ishin me shërbim në Lezhë si dhe shërbimet e policisë së Lezhës së bashku me grupin hetimor.

Falë reagimit dhe veprimeve të shpejta dhe profesionale u bë e mundur bllokimi i dronit në rrethin e dytë të jashtëm të burgut, ku gjatë këqyrjes në trup të dronit u gjetën të lidhura në një qese plasmasi 7 pako me lëndë narkotike si dhe tre telefona celularë.

Gjithashtu po në vijim të veprimeve tek pjesa e pasme e burgut ne nje distance 1km, Policia e Lezhës dhe FNSH ka konstatuar dhe bllokuar një automjet ku brenda të cilit ndodheshin tre persona.

Gjatë kontrollit në automjet, policia gjeti dhe sekuestroi telekomandën e dronit që u sekuestrua brenda rrethimit të dytë të jashtëm të burgut, çanta ku futet droni, si dhe tre aparate të tjerë celularë.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

M.V., 28 vjeç banues në fshatin Vrake, Malësi e Madhe, i dënuar më parë për vjedhje
Xh. K., 25 vjeç, banues në Shkodër,
Xh.L., 28 vjeç, banues në Bajze ,Malësi e Madhe,Shkodër

Materialet do ti kalojnë për hetime të mëtejshme Prokurorisë Pranë Gjykatës Shkalles së Parë Lezhe për veprat penale “Prodhimi dhe shitje te narkotikeve” dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim e mbetur ne tentative”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?