Plas në PS, qetësi në LSI

Katër muaj para zgjedhjeve vendore Partia Socialiste e ka humbur qetësinë e një force që është në pushtet dhe përgatitet seriozisht për prezantimin për fushatën elektorale të zgjedhjeve vendore,por me sherre mes rradheve të saj. Shkak është bërë pikërisht përzgjedhja e kandidaturave dhe performaca qeverisëse, e cila nuk shihet njëlloj nga gjithë deputetët e selisë rozë. Sinjali i parë i hapur edhe nga deputeti i Partisë Socialiste Ben Blushi. Me një seri shkrimesh në media gjatë javëve të fundit, Blushi ka shprehur qëndrime parimore për mënyrën sesi po qeverisë Partia Socialiste në pushtet. Më shumë se një zë kundërshtues, Blushi ka shprehur argumentet e tij për mënyrën sesi duhet të jetë qeverisja. Më shumë se kritika, qëndrimet e tij ndaj qeverisjes “Rama” kanë qenë këshilla publike për të rregulluar gjërat aty ku po gabon, këshilla që Bushi më parë i ka shprehur dhe në takimet private që ka pasur me kryeministrin Rama. Në këtë drejtim, qëndrimet e tij nuk mund të merren si diversion ndaj PS, një teori e njohur kjo historikisht brenda radhëve të selisë rozë, kur janë në kërkim të “armiqve” brenda partisë. Por nëse Blushi ka një qëndrim parimor që i bën nder dhe vet Partisë Socialiste dhe e nxjerr nga kultura e “rreshtimit partiak”, e njëjta gjë duket se nuk vjen nga selia rozë. Mjafton të lexosh reagimin e kreut të Bashkisë së Pogradecit, Artan Shkëmbi për të kuptuar sesi janë përkthyer deklaratat e Blushit nga pjesa tjetër e PS-së që nuk mendon si ai. Blushi kritikoi dje Shkëmbin për mënyrën sesi dha dorëheqjen nga mandati i kreut të Bashkisë së Pogradecit. Me pak fjalë, Blushi i kujtoi Shkëmbit se ka një kontratë me PS-në, por mbi të gjitha është kryebashkiak dhe ka një kontratë me qytetarët e Pogradecit. Ndaj dhe dorëheqja e tij, 4 muaj para zgjedhjeve, me argumentin për ti hapur rrugë kandidatit të radhës, sipas Blushit është braktisje e detyrës. Deklaratës së Blushit iu përgjigj Shkëmbi, por në qëndrimin e tij nuk lodhesh shumë për të kuptuar se janë dhe fjalët e të tjerëve në Partinë Socialiste. Zoti Shkëmbi e fut Blushin në radhën e atyre që “që paguhet si deputet dhe jeton si shkrimtar, që për të paktën 8 vite me radhë, në vend të punës së deputetit, bën analistin dhe kritikun, duke bashkuar zërin me të dëshpëruarit dhe gjithnjë-të pakënaqurit”. Qëndrimi i Shkëmbit as më shumë dhe as më pak është vetëm shprehja e mendimeve drejtuesve të tjerë në PS që kritikat e Blushit duket se u kanë prishur humorin e “sukseseve qeverisë”. Reagimi i shpejtë i ish-kryetarit të Pogradecit është dhe dëshmi e faktit se në selinë rozë ka tension dhe në sipërfaqe po dalin probleme që në vend të argumenteve dhe reflektimit, po u përgjigjen me akuza dhe stil PD-je. Artan Shkembi njihet si ndër kryetarët më korrekt gjatë mandatit të tij të gjatë dhe duket paksa çudi stili i reagimit dje pas Blushit. Burime në selinë rozë shprehen se teksti i nisur nga Shkembi nuk është në stilin e tij , por të dikujt tjetër në selinë rozë.

Por nëse Blushi bën kritika parimore dhe kërkon në mënyrë të moderuar ndryshimin e kursit qeverisës, të tjerë në Partinë Socialiste janë dhe më të ashpër. Deputeti i Shkodrës, Tom Doshi, një prej mbështetësve më të afër të kryeministrit Edi Rama dje ka zbuluar në mënyrë të qartë vijën ndarëse mes qeverisë dhe grupit të deputetëve. Në mbledhjen e grupit parlamentar Doshi ka kërkuar largimin e disa ministrave nga qeveria, të cilët sipas tij, nuk kanë rezultate pozitive.  Doshi ka kërkuar bërjen e një analize nga ana e kreut të qeverisë së bashku me deputetët për bilancin qeverisës. Sipas deputetit të qarkut të Shkodrës, ligjvënësit po përdoren vetëm për fushatë elektorale dhe më pas anashkalohen. “Disa ministra nuk i hapin telefonin deputetëve. përdoren vetëm për fushatë elektorale”,- mësohet të jetë shprehur Doshi. Deputeti i Shkodrës ka hedhur dhe akuza të ashpra për korrupsion, në adresë të disa drejtuesve të institucioneve tatimore në vend. Mungesa e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e djeshme ka shmangur vazhdimin e replikave, por nuk ka ndryshuar mendimin e Doshit, i cili shtoi se të njëjtat qëndrime kanë dhe disa deputetë të tjerë në grupin parlamentarë të Partisë Socialiste. Arsyeja e përplasjes së akuzave dje nga Doshi lidhet edhe me përzgjedhjen e kandidaturave të zgjedhjeve vendore. Jashtë vendimmarrjes së qeverisë, një pjesë e madhe e deputetëve po e shohin veten edhe jashtë procesit të zgjedhjeve vendore, ku si rregull kandidaturat duhet të kalojnë më parë në forumet e partisë. Akuzat për korrupsion ndaj disa përfaqësuesve të qeverisë dhe mungesë të realizimit të premtimeve nga mazhoranca janë dëshmi e nisjes së një përplasje të hapur mes deputetëve dhe përfaqësuesve të qeverisë. Mënyra sesi kryeministri do të reagojë pas shprehjes së hapur të pakënaqësive të deputetëve të tij do të përcaktojë dhe suksesin e mëtejshme të qeverisjes. Nëse gjykon se ka vend për reflektim, kërkesa e Blushit për të pasur një konsultim më të madh mes deputetët për reformat dhe për zgjedhjet vendore do të ishte një mënyrë për të normalizuar situatën.

Por nuk dihet saktësisht nëse do të kenë kurajo deputetët rebelë në PS të flasin kaq hapur në mbledhjen e grupit parlamentar kur të kenë përballë tyre Edi Ramën, ndonëse thuhet se një grup diku tek 10 deputetë socialisëtë po bashkohen në përballjen me qeverinë e tyre. E verteta mbetet se diçka nuk shkon në PS. Qejfmbetje apo qëndrime parimore kjo don paksa kohë të kuptohet më mirë, ndonëse kabineti qeveritar ka nevojë për ndryshime. Edhe PS, edhe LSI kanë nevojë ti ndërrojnë disa ministra, që për hir të së vertetës, janë shumë hapa prapë kulturës e aftësisë së gjysmës së deputetëve. Dy deputetët kundër nuk janë pak si fillim, ndërkohë që dihet se një pjesë e deputetëve po flasin nën zë e në tavolina kafenesh kundër Qeverisë. Edi Rama ka nevojë të shikojë për korigjime në qeveri por edhe në administratën e lartë, pasi ka nevojë për freskime e ritme me të shpejta.

Ndërkohë që në selinë rozë fillojnë problemet në selinë e LSI ka një qetësi, llogaritje votash dhe kalkulime për të përfituar nga të gjithë

Dje folën Blushi e Doshi, por nesër nuk dihet tamam edhe sa të tjerë po presin për të folur!

SHKARKO APP