Plas sherri mes kushërinjve në Kurbin! Njëri nxjerr armën, policia ndërhyn në kohë

Një ngjarje e rëndë kriminale në familje është parandaluar në Kurbin.

Një 64-vjeçar është arrestuar nga policia pasi është konfliktuar me kushëririn e tij për motive pronësie.

64-vjeçari i identifikuar me inicialet H. L. kishte nxjerrë armën e zjarrit dhe po kanoste kushëririn e tij, shtetasin I. L. Falë ndërhyrjes së shpejtë dhe profesionale, shërbimet e Policisë kanë arritur ta neutralizojnë dhe të vënë në pranga shtetasin H. L., duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit dhe ngjarjen e mundshme kriminale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ngjarja ndodhi rreth orës 06:15 të mëngjesit të sotëm, kur forcat blu morën njoftim për një konflikt mes kushërinjve, të cilët posedonin dhe armë zjarri, në fshatin Malbardhë, Kurbin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kanosi me armë zjarri kushëririn, për motive pronësie, reagimi i menjëhershëm dhe profesional i Policisë ka bërë të mundur neutralizimin dhe vënien në pranga të 64-vjeçarit.

Më parë, janë arrestuar dhe dy djemtë e shtetasit H. L., pasi kanë kundërshtuar me dhunë dhe kanë kanosur në pistoletë imituese punonjësit e Policisë.

U sekuestrua në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit automatik, 2 krehra dhe municion luftarak.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe “Kanosja”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?