Plas sherri në Ksmail, 33-vjeçari plagoset në dhomën e hotelit
Në pikun e sezonit turistik dhe një nga vendet më të populluara është troditur nga një ngjarje. Një 33-vjeçar është plagosur në Ksamil mbrëmjen e sotme, në dhomën e hotelit ku po qëndronte.
Sipas policisë, rreth orës 20:45, në spitalin e Sarandës është paraqitur për ndihmë mjekësore një person, i plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta.
Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Janë shoqëruar nga policia deri në këto momente 7 persona për t’u marrë në pyetje në lidhje me rrethanat e ngjarjes.