Plas sherri në Kuvend! Berisha dhe deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërhyn garda

Ka plasur sherri në Kuvend. Sali Berisha ngrihet në foltore dhe deputetët e PD-së bëhen gardh përreth kryedemokratit.

Shkak për këtë tensione është bërë kërkesa e Taulant Ballës për ndryshimin e rendit të ditës për votimin e dekreteve për emërimin e ministrave të rinj.

Në frymën e Kushtetutës se shqyrtimi i dekreteve hyn menjëherë në seancë, më lejoni që në emër të grupit parlamentar të PS, ti falënderoj anëtarët e Këshillit të Ministrave që largohen nga qeveria për punën e tyre. U uroj suksese kolegëve që hyjnë ose ndryshojnë pozicionet në qeveri. Suksese, punë të mbarë për Shqipërinë 2030!”, tha Balla.

Swiss Digital Desktop Reklama

Menjëherë pas fjalës së Ballës, Berisha dhe deputetët e tjerë të PD-së kanë bllokuar foltoren.

Swiss Digital Mobile Reklama

Duke marrë shkas nga tensionet, ka ndërhyrë edhe Garda.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?