Plas sherri në lokal, i riu plagos me thikë dy persona
Një i ri 20 vjeçar ka plagosur me thikë dy shokë të tij, pas një sherri në ambientet e një lokali. Ngjarja ka ndodhur në Kuçovë, në rrethana që ende presin të sqarohen nga policia.
Mësohet se në pranga është vënë shtetasi Llazar Ziu. “Ky shtetas në ambientet e një lokali në lagjen “Tafil Skëndo”, për motive të dobëta, ka goditur me grushta dhe mjet prerës (thikë), shtetasin E.K, 20 vjeç, banues në lagjen “11 Janari”. Gjatë grindjes i dyshuari ka goditur me mjet prerës dhe shokun e tij shtetasin R.B, 17 vjeç, banues në Tapi”- njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprat penale, ”Kanosja”, ”Prishja e qetësisë publike”, ”Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Plagosje e lehtë nga pakujdesia”.
KOHA JONË SONDAZH

