Plas sherri në “Misto Mame”, plagoset një person

Policia e Tiranës ka parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti mes disa personave.

T. SH., 51 vjeç, banues në Tiranë është konfliktuar me shtetasin I. Sh., 20 vjeç, si dhe kanë përdorur sende të forta.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin Nr. 6, pas njoftimit të marrë për një konflikt të çastit në “Misto Mame”, ku dy shtetas, për motive të dobëta, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë konfliktit kanë goditur me mjete të mprehta shtetasin M. S., duke i shkaktuar dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit, kanë reaguar në mënyrë të menjëhershme, duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.

Pas një pune të mirëorganizuar është bërë e mundur kapja dhe prangosja e shtetasit:

T. SH., 51 vjeç, banues në Tiranë.

Si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit I. Sh., 20 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, e kryer në bashkëpunim.

SHKARKO APP