Plas sherri tek Gjykata e Shkodrës/ Banorët nxjerrin policin jashtë, hyjnë me dhunë në godinë (VIDEO)
Një përplasje fizike ka ndodhur mesditën e sotme para gjykatës së Rrethit në Shkodër mes banorëve dhe policit. Njerëzit pròtestojnë se rrèzikojnë të nxirren nga banesat, ndaj kanë kapur me forcë policin që qëndronte tek dera duke e nxjerrë për të hyrë me dhunë në godinë.
Pas pak minutash, mbërritën forcat policore për të qetësuar gjendjen dhe nxorën jashtë të gjithë banorët, të cilët ishin mbledhur tek dera e Gjykatës që të pròtestojnë.
Rreth dy javë më parë, pesë familje u perplasën me policinë pas njoftimit nga shërbimi i përmbarimit gjyqesor shtetëror për të dalë nga banesa me justifikimin se do t’i kalonte pronarit të tyre. Banoret u shprehën se prej vitesh janë në “lufte” dhe se gjykata ka vendosur pèzullímin e vendimeve te përmbaruesit. Këta të fundit, sipas banorëve kanë ushtruar dhunè dhe kërcenime ndaj tyre.
Banorët thonë se nuk është hera e parë që përmbaruesit vinë t’i nxjerrin nga banesat e tyre. Familjarët kanë protestuar dhe janë shprehur se janë sistemuar në këto banesa nga bashkia e qytetit të Shkodrës që në vitin 1992.
/Faxweb.al