Plasari, Idrizit: Çamët bashkëpunuan me nazistët, shih Napoleon Zervën

Dy ditë më parë, kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi replikoi me ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati për vizitën e tij në Greqi, pasi sipas tij, nuk e ngriti për diskutim atje “çështjen çame”.

Idrizi kërkoi nga Bushati që të sfidojë homologun e tij grek, me faktin se asnjë çam nuk ka bashkëpunuar me nazistët.

Por studiuesi Aurel Plasari shkruan se një prej çamëve që ka bashkëpunuar me nazistët është pikërisht Napoleon Zerva.

“Në duar të kujt ka rënë “çështja çame” dhe Kuvendi i Shqipërisë. Gjithë kapadaillëk tipik për injorantët deputeti, njëherësh krye i PDIUsë dhe nënkryetar i Kuvendit të Shqipërisë, e paskësh sffiduar ministrin shqiptar të Punëve të Jashtme me fjalinë bombë kalamajsh: “I thuaj Nikos Kotzias që të gjejë një fotografi të vetme të ndonjë çami me ndonjë nazist dhe unë po të them se do t’i jap foton e Napolon Zervës me nazistët”! Shkurt fjala: bast për një “foto të një çami me nazistët” përkundër një “fotoje të Zervës me nazistët”.

Por si i bëhet që një çam është pikërisht krimineli Napoleon Zerva, madje suliot i pastër? (Alexandros L. Zaousēs, Hetairia Meletēs Hellēnikēs Historias. Οι δύο όχθες, 1939-1945: μία προσπάθεια για εθνική συμφιλίωση, Ekdoseis Papazēsē, 1987, f. 110).Pra: një foto e Zervës me nazistët është pikërisht një foto e një çami me nazistët. Quod erat demonstrandum: Çka duhej vërtetuar”, shkruan Plasari.

SHKARKO APP