Plasin ujërat në Shkozë, banorët ankohen se prej dy javësh kalojnë me vështirësi

Uji ka mbuluar prej dy javësh rrugën “Ali Demi” në Shkozë të Tiranës. Banorët, edhe pse janë ankuar në Bashki, nuk kanë marrë asnjë zgjidhje.

Prej rreth dy javësh banorët e rrugës “Ali Demi” në Shkozë janë të detyruar të kalojnë në këtë rrugë të mbuluar nga uji.

Sasia e madhe e ujit ka dëmtuar edhe rrugën, e cila më parë kalohej normalisht.

“Rruga është dëmtuar prej tubacionit të madh, ka shumë kohë që punojhnë dhe nuk gjejnë dot defektin.”

Qytetarët thonë se janë ankuar, por situata vijon të mbetet e njëjtë.

“Kur shkova herën e fundit, të shtunën, thanë do duhet të pres një javë.”

Shkak i kësaj gjendje sipas tyre janë bërë investimet e rreth 3 muajve më parë nga Ujësjellës Kanalizimet e Tiranës.

“Harxhohet dhe nuk jepet zgjidhje për momentin.”

Ndaj kërkojnë përmes medias zgjidhje sa më të shpejtë pasi të vegjëlit janë të detyruara ta përshkojnë atë rrugë çdo ditë.

SHKARKO APP