Platforma e aplikimit online të lejeve mjedisore, Klosi: Transparencë edhe nga ekspertët mjedisorë

Nga Faktulteti i Shkencave të Natyrës filloi konsultimi publik për aplikimin online të ndikimit në mjedis. Platforma u prezantua në takimin me ekspertë mjedisorë, profesoratin e universiteteve, përfaqësues të studiove mjedisore. Ministri Klosi theksoi se me kalimin online të lejeve mjedisore ngrihet një sistem kombëtar elektronik, transparent, i monitoruar dhe i shpejtë. E gjitha kjo në funksion të mbrojtjes së mjedisit.

Ministri i Mjedisit tha se aplikimi online do të mbyllë një raport të vështirë midis administratës dhe biznesit duke vendosur njëherësh edhe kufizime të qarta të bazuara në legjislacion, për të mos lenë më vend për asnjë diskutim në dëm të mjedisit. Sistemi online do të krijojë gjithashtu një sërë avantazhesh. si eleminimi i burokracisë, rritja e transparencës, shkurtimi i procedurave administrative dhe ulja e kostos së aplikimit.
Ministri Klosi theksoi se rritja e transparencës së institucioneve mjedisore duhet të shoqërohet edhe me më shumë përgjegjësi nga ana e ekspertëve të mjedisorë të cilëve u bëri thirrje për krijimin e një urdhëri mjedisor.

Aplikimi online për vlerësimin e ndikimit në mjedis do të fillojë në portalin e-Albania prej datës 1 dhjetor 2019. Deri në datën 28 shkurt 2020 do të jenë të dyja format e aplikimit; online dhe në formë shkresore pranë institucioneve përgjegjëse. Është kjo një periudhë tranzitore deri në datën 1 mars 2020 kur vlerësimi për ndikimin në mjedis do të aplikohen vetëm online duke i hapur udhë kështu sistemit elektronik, dhe plotësimit të një prej pikave të reformës mjedisore të ndërmarrë nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit.

SHKARKO APP