Platforma e ekonomisë, Alibeaj: PD nuk do e çojë në Kuvend
Partia Demokratike nuk do të dorëzojë në Kuvend, projektligjin dhe platformën e saj për korrupsionin në ekonomi, kështu thotë për News24 një nga hartuesit e kësaj nisme, Enkelejd Alibeaj.
“Do vijë koha që ta zbatojmë. Opozita të marrë qeverisjen e këtij vendi nga publiku shqiptar që ndjehet i grabitur dhe i vjedhur. Ligji i parë që do zbatohet është ky,” tha Alibeaj.
Por deri ditën kur të vijë në pushtet ajo ka vendosur që këtë platformë ta prezantojë dhe ta diskutojë me qytetarët dhe grupet e interesit për të marrë mendimet dhe mbështetjen e tyre.
“Vërtetë është një lëvizje opozitare por ne kemi nevojë që ta përfaqësojnë si lëvizje edhe kategori të ndryshme të shoqërisë,” u shpreh ai.
Alibeaj shpjegon edhe mënyrën si është parashikuar dhe si do të verifikohen të gjitha kontratat e partneritetit publik privat. Ai thotë se nga kryeministri deri tek nënpunësi më i thjeshtë do të mbajnë përgjegjësi ligjore se bashku me përfituesit e këtyre kontratave.
“Në instancë të fundi tai që do vendosë që një kontratë është e ligjshme apo jo, do të jetë gjykata,” tha ai.
Ligjvënësi demokrat pranon se fillimisht nisma mund të shkaktojë panik dhe frikë te bizneset por synimi i partisë demokratike thotë ai është garantimi i konkurrencës së lirë dhe të ndershme për të gjitha kompanitë.
KOHA JONË SONDAZH

