Platforma e LSI, Xhixho: Edukimi i lidhur me tregun e punës, siguri që rinia të mos emigrojë
Nënkryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho thotë se investimi në edukim është arma e vetme për një Shqipëri të zhvilluar. Teksa është takuar me gjimnazistë në Fier, Xhixho theksoi se edukimi i lidhur me tregun e punës, do ti japë siguri për jetën të rinjve që këta të fundit të mos zgjedhin emigracionin. LSI-ja, nënvizoi ajo, ka një plan për ”një sistem arsimor cilësor të mbështetur me buxhet dhe me politika favorizuese për të rinjt në punësimin e tyre. Sëbashku do e bëjmë sërisht Shqipërinë shtëpinë tonë”.
Postimi i plotë
Kënaqësi të isha pjesë e një bashkëbisedimi me gjimnazistë të “Janaq Kilica”, Fier për problemet e mëdha të sistemit tonë arsimor. Unë besoj fort që investimi në edukim është arma e vetme që kemi për të pasur një Shqipëri të zhvilluar dhe burime njerëzore që do mund ta çojnë përpara vendin tonë.
Edukimi i lidhur me tregun e punës do i japi siguri për jetën në Shqipëri të rinjve që mos zgjedhin emigracionin siç kanë bërë 140 mijë të rinj në 10 vitet e fundit. Gjithashtu 51% e të rinjve sot nuk janë në marrëdhënie pune dhe as në kurs profesional.
Ne do të ndërtojmë së bashku me këta të rinj plot ëndrra dhe dëshirë për të ndërtuar të ardhmen e tyre në Shqipëri një sistem arsimor cilësor të mbështetur me buxhet dhe me politika favorizuese për të rinjt në punësimin e tyre. Sëbashku do e bejmë sërisht Shqipërinë shtëpinë tonë.