Platforma elektronike “Diaspora”, Kuko: E pakontestueshme për votën e emigrantëve shqiptarë
Sekretarja për Marrëdhëniet me Jashtë në Partinë Socialiste, Romina Kuko thotë se platforma elektronike që u jep mundësinë shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit të regjistrohen për të votuar në zgjedhjet në 2025, ka disa fasha sigurie. Për të kjo do e bëjë të pakontestueshme votën e emigrantëve shqiptarë.
”Platforma ka disa fasha sigurie, e bën një platformë të pakontestueshme. Nuk mund të kontestohet për sigurinë. Aty janë disa elementë që duhet të përfshihen në platformë, të dhënat personale, edhe të dhënat biometrike. Sot pamë që kjo platformë është një platformë serioze, që do të jetë e pakontestueshme për votën e diasporës.
Diaspora e ka të mundur të votojë. Kemi pasur mbledhje maratonë, ajo e buxhetit ishte më e rëndësishme. Ishte një buxhet shumë i madh. Por duhet të kishim edhe mbledhje shtesë, siç ishte ajo e djeshmja. Kishim bonusin e qerasë, për personat që preken nga punimet në bulevardin e ri. Kishim edhe vendim tjetër, kishte të bënte me planin e biodiversitetit në Tiranë”,-tha më tej.