Plazh dhe kanabis për turistët në Krorëzës
Veç plazhit dhe shezlongët të vendosur pa leje, dy pronarë në plazhin e Krorëzit u ofronin turistëve edhe kanabis. “Të gjitha në një” (All in”) kështu u kodua operacioni i policisë së Vlorës që vuri në pranga pronarët e lokaleve në plazhin e Krorezës në Himarë të Vlorës.
Dy lokale në afërsi të njëri-tjetrit në plazhin e Krorëzës, ishin përshtatur për kultivim dhe shitje të cannabis sativës dhe për mbajtje të municionit luftarak, si dhe se për llogari të tyre, ishte pushtuar hapësirë publike, për çadra dhe shezlongë.
Pronarët e këtyre lokaleve janë vënë në pranga. Kamerieri i cili nuk kallëzonte krimin, do ndiqet penalisht nga organet përkatëse. Për dy të arrestuarit Argjend Nanaj 28 vjeç dhe Ejkel Ismaili dosja i kalon Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë.
Policia ka sekuestruar lëndë narkotike cannabis sativa, municion luftarak, 90 çadra dhe 180 shezlongë, si dhe ka asgjësuar nëpërmjet djegies bimë narkotike cannabis sativa.