Plazh në kohë Covid-19, lejet për çadra merren në e-albania
Pandemia e Covid-19, do të ndryshojë edhe mënyrën e menaxhimit të plazheve. Pak ditë më parë kryeministri Edi Rama njoftoi se nga data 1 qershor do të vijnë turistët e parë në hotele dhe më 10 qershor plazhet do të hapen për të gjithë pushuesit vendas e të huaj.
Këtë vit operatorët turistik do të aplikojnë në e-albania për kontratat e reja. Lajmi u bë i ditur nga nënkryetari i Bashkisë së Durrësit, Florian Tahiri, i cili thekson se operatorët turistikë të cilët menaxhojnë plazhet private dhe që kanë aplikuar pranë bashkisë në muajin mars do të riaplikojnë sërish nis nga java e ardhshme e deri në fund të qershorit.
“Në fillim afati për të bërë kontrata ka qenë 31 Mars në bazë të VKM-së një pjesë e mirë e operatorëve arriti të aplikonte erdhi covid në momentet që po flasim është duke hartuar VKM e reja për sezonin e ri në kushtet dhe tashmë një parcelizim i ri prioritet hotelet dhe restorantet. Shumë shpejt do të dalë brenda kësaj do aplikojnë brenda fundi i qershorit nga filli i javës tjetër kanë të drejte online e-albania dhe do të menaxhohet nga Ministria e Turizmit”.
I pyetur për monitorin e plazheve publike dhe private, Tahiri theksoi se sapo të dalë vendimi i këshillit të ministrave do të ngrihet Task-Forca për zonën bregdetare. Për më tepër, ai nënvizon se janë marrë masa për pastrimin e rërës në bregdetin e Durrësit. ”Ne si bashki jemi duke marrë masat tona. Kemi shtuar 40 punonjës të rinj pastrimi i leshterikut është bërë përpunimi i rërës”.