Plazh në “shtetrrethim” (VIDEO)
Policia e ushtria ka zbritur në rrugë dhe njerëzit janë këshilluar të mos dalin nga shtëpia. Temperaturat e larta i nxitën disa vlonjatë të shkelin këshillat për ndalim qarkullimi dhe të dalin në plazh. Shumica vetëm për të marrë rrezet e diellit, por disa edhe për një zhytje në det. “Për mua është zgjidhja më e mirë, nuk rrihet në shtëpi”. Kurse një tjetër thotë “Ishte ujë i ftohtë, por varet si e ke stërvitur trupin”. Pavarësisht se vetë kanë shkelur këshillat thonë se mbështesin masat ekstreme të qeverisë për të luftuar koronavirusin. “Kjo është epidemi, individi do të marrë atë që e meriton. Mbase nuk na ngarkon zoti me të gjitha”.