Plazhet janë bosh apo plot? Çoçoli: Hotelet janë të prenotuara deri në tetor. Haxhimali: Rama pse poston foto?
Disa video në rrjete sociale, tregojnë që plazhet e vendit janë bosh. Ekspertë të ndryshëm kanë dhënë mendimin e tyre, disa duke argumentuar se plazhet janë bosh për shkak të çmimeve, ndërsa të tjerë e shohin si një reklamë të keqe për Shqipërinë pasi frekuentimi vijon të jetë i lartë në plazhe nga veriu në jug. Dy ekspertët, Agron Haxhimali dhe Fatos Çoçoli shprehën mendimin e tyre lidhur me turizmin në plazhe deri më tani. Çoçoli thekson se nuk duhet fokusuar tek shifrat e turzimit, teksa shtoi se hotelet janë prenotuar deri në tetor.
”Janë plazhet plot apo bosh, dikush e merr foton në orën 7 të mëngjesit, dikush në 10 pak rëndësi ka. Ne si shqiptarë i shijojmë pushimet pak si përtac. Gjykoj se nga çfarë kam marrë në telefon, hotelet janë të mbushur deri në tetor. Nuk shoh problematikë reale. Artikuj në media sociale, booking.com që japin mundësi të shprehësh mendim, nëse do kishte aty mendime negative do ishte shqetësim”,-tha Çoçoli.
Kurse Haxhimali e shikon si të panevojshme përfshirjen në këtë debat të kryeministrit Edi Rama që poston foto dhe video në rrjete sociale me plazhet plot. ”Edhe unë them që nuk duhet të shkojmë tek loja e shifrave. Ka ndonjë kryeministër në botë që merret me shezlonge plazhe, me gjëra bajate. E kam përshëndetur por e bëri për të justifikuar faktin, nxjerr fotografi të plazhit luksi të Maldives”.