Plazhet në Shqipëri, ja zonat ku nuk këshillohet të lahesh

Në vitin 2015, 39.1% e pikave të monitoruara konsideroheshin me cilësi të dobët, sot vetëm 6.7% nuk e kalojnë klasën, falë ndërtimit të pesë impianteve të trajtimit të ujërave të ndotura.

Zonat me ngjyrë të kuqe nuk këshillohet të lahesh gjenden pranë zonës së Portit në Durrës, në plazhin e vjetër pranë Portit të Vlorës dhe në liqenin e Ohrit pranë qytetit të Pogradecit.

Zona e Golemit, plazhi i Darëzezës dhe Saranda kanë pasur përmirësimin më të madh në cilësi vitet e fundit, ndërsa kryesisht riviera e Jugut, Shëngjini dhe Velipoja vazhdojnë të marrin vlerësim maksimal.

SHKARKO APP