Plazhet publike, ende të pista
Pas një viti të vështirë pandemik që dëmtoi ekonomitë familjare dhe shëndetin, pushuesit po kërkojnë gjithnjë e më shumë plazhe të pastra e të sigurta, por edhe ekonomike.Këtë sezon, Bashkia e Durrësit premton se do të ketë më shumë plazhe publike përgjatë vijës bregdetare nga Gjiri i Lalëzit deri te Shkëmbi i Kavajës, por edhe lehtësira për subjektet që do të ofrojnë shërbim në bregdet.
Luan Dajko, drejtor i tarifave dhe taksave vendore Bashkia Durrës thotë se “Tarifat nuk kanë ndryshuar për t’i shërbyer qytetarëve dhe nivelit të pagesave në kushtet e vështira të krijuara nga tërmeti dhe pandemia. Për 2021 kemi kërkuar të paguajnë të gjithë detyrimet duke lënë 2019-2020 që ishin vite shkatërrimtare për bashkinë e Durrësit. S’do të lejojnë asnjë lloj uzurpimi të hapësirave publike”.
Në këtë fillim vere fenomeni i zaptimit të plazheve nuk ka munguar. Disa persona që shfrytëzuan pa leje plazhet në Kep të Rodonit, Porto Romano dhe sektor Rinia janë arrestuar, ndërsa kreu i tarifave dhe taksave vendore në bashki thekson se askush nuk mund të shfrytëzojë plazhet pa lejen përkatëse.