Plazhi këtë vit? Klosi: Duhet të merrni leje në e-Albania
Do të ikim këtë vit në plazh? Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, është shprehur se në verë të gjithë mund të bëjnë plazh por jo si vitet e kaluara. Klosi thotë se qeveria ka marrë disa masa për frekuentimin e plazheve, ku do të ketë distancë mes pushuesve.
Nga ana tjetër, ai shtoi se nuk do të lejohen festat në bregdet dhe se për të shkuar në plazh, do të merret leje në portalin e-albania. Me pak fjalë, ky vit do të jetë një turizëm familjar.
“Po përgatisim një rregullore të re të plazheve, duke i dedikuar një punë të imët, sigurisë së jetës dhe rrezikut të pandemisë. Do të kërkojë punë dhe detaje. Një draft e kemi, me rregulla të përcaktuara qartë. Me distancë më të madhe nga çadrat e plazhit. Do të jetë drejt një turizmi familjar, të qetë, natyrisht duke marrë leje tek e-albania besoj. Pa leje, do të jetë e vështirë të mendohet sezoni turistik”,-tha për “Tema Tv”.