Plazhi/ Rregullat për hotelet, punonjësit dhe xhirot me anije turistike
Në draftin e qeverisë janë të përcaktuara të gjitha rregullat që duhet të ndjekin strukturat akomoduese, pra hotelet, si për pushuesit edhe për punonjësit, por edhe lëvizja me trena, autobusë, furgonë dhe anije turistike nisur nga situata e koronavirusit.
Inventari i pajisjeve anti-Covid19 që duhet të ketë çdo sipërmarrje turistike
Përpara fillimit të aktivitetit dhe kontaktit me njerëzit, çdo sipërmarrje turistike duhet të sigurojë kompletin e pajisjeve të mbrojtjes anti-Covid19:
– maska të fytyrës të tipit FFP2;
– doreza njëpërdorimshe latex;
– pajisje mbrojtëse për fytyrën dhe/ ose syze mbrojtëse;
– veshje me mëngë të gjata e të plota njëpërdorimshe;
– mbulesa të kepuceve njëpërdorimshe;
– dezinfektues / peceta higjenike për të pastruar sipërfaqet;
– termometra elektronik apo pajisje të monitorimit automatik të temperaturës;
– qese dhe kosha të veçantë për mbetjet e rrezikshme;
– purifikues dhe higjenizues automatik ambjentesh;
– solucione me përbërje alkooli të pastrimit të duarve dhe ambjenteve.
Ky inventar pajisjesh anti-Covid19 duhet të jetë në çdo moment i përditësuar, brenda afateve të skadencës dhe lehtësisht i aksesueshëm për këdo që duhet ta përdorë sipas rregullores anti-Covid19 të sipërmarrjes dhe këtij protokolli. Mos përmbushja e këtij detyrimi nga ana e sipërmarrjeve të aktiviteteve turistike mund të përshkallëzohet në marrjen e masave të menjëhershme administrative deri në pezullimin e plotë të aktivitetit.
Rregulla për punonjësit që shërbejnë në struktura të aktiviteteve turistike
4.1 Regjistri i Monitorimit të Temperaturës së Stafit
Koordinatori anti-Covid19 mban një Regjistër specifik për monitorimin e temperaturës së punonjësve, sipas Aneksit #4 bashkëngjitur, dhe garanton matjen e detyrueshme të temperaturës në fillim dhe në përfundim të turnit të punës. Regjistri i Monitorimit të Temperaturës së Stafit ruhet në arkivë dhe vihet në dispozicion të strukturave përkatëse monitoruese, sa herë që mund të jetë i nevojshëm
Rregulla të transportit me autobusë/ furgona turistikë
Mjetet e transportit turistik, përfshirë autobusa, furgona, automjete të vogla, trena, anije turistike etj… duhet të marrin masat e nevojshme për përshtatjen e tyre në mjete transporti të kontrolluara (anti-Covid19), përpara se të fillojnë ushtrimin e veprimtarisë së tyre.
1. I gjithë mjeti të dezifektohet nga sipërmarrje të licensuara, dhe të pajiset me të gjithë inventarin e pajisjeve të nevojshme anti-Covid19, përshirë këtu edhe kutitë e emergjencës dhe të ndihmës së shpejtë për cdo rast.
2. Sediljet dhe sidomos sipërfaqet që mund të kontaktohen me duar, dhe konsiderohen mbajtëse të mikrobeve, duhet të dezinfektohen rregullisht disa herë në ditë, si dhe të higjenizohen me pajisje pastrimi me përbërje alkooli.
3. Shoferi dhe shoqëruesi i mjetit duhet të mbajnë përgjatë gjithë kohës maska dhe doreza si dhe të reskpektojnë distancën fizike me pasagjerët. Përgjatë ngarkim-shkarkimit të bagazheve duart duhen dezinfektuar me kujdes.
4. Shoferi dhe shoqëruesi i mjetit duhet të informojnë pasagjerët në gjuhë të kuptueshme për ta, mbi rëndësinë e mbajtjes së distancës fizike me të paktën 1 metër nga njëri-tjetri, si dhe duhet të informojnë pasagjerët mbi protokollet e masave anti-Covid19 në rast të konstatimit të të dyshuarve me simptoma të infeksionit Covid19.
5. Mjeti i transportit turistik të pastrohet me kujdes para dhe pas përdorimit nga vizitorët, si nga jashtë ashtu edhe nga brenda, me kujdes dhe vëmendje të vecantë në krahët e mbështetjes së sediljeve, parmakëve mbështetës, xhamave si dhe dyerve.
6. Rekomandohet të vendoset një mbrojtëse fizike midis sediljes së shoferit dhe pasagjerëve (pleksiglas ose të ngjashme me to). Nëse kjo nuk është e mundur atëherë rreshti i parë i sediljeve pas shoferit të mos përdoret për uljen e pasagjerëve.
7. Rekomandohet që numri dhe rregullimi i pasagjerëve nëpër vendet e mjetit të jetë i tillë që të lejojë distancën prej 1 metri midis tyre. Nëse është e mundur, rekomandohet që udhëtarët të mos ulen direkt pas njëri tjetrit, por në formë diagonale duke e lënë bosh vendin pas secilit
8. Rekomandohet që përgjatë gjithë periudhës së udhëtimit, pasagjerët të përdorin maska mbrojtëse njëpërdorimshe të cilat mund të vihen në dispozicion nga administratori i mjetit turistik.
9. Rekomandohet që ventilimi i mjetit të jetë sa më natyral dhe të evitohen ku është e mundur kondicionimi.
Rregulla të qëndrimit në strukturat akomoduese
6.1 Masa të përgjithshme përgatitore
Strukturat akomoduese në shërbim të pushuesve përgjatë sezonit turistik 2020, rekomandohet të dezifektohen thellësisht paraprakisht, pavarësisht se mund të mos jenë përdorur më parë, madje edhe kur mund të konsiderohen me rrezik minimal infektimi. Koordinatori anti-Covid19 i strukturës akomoduese ka një rregullore të qartë, përpara ardhjes së vizitorëve lidhur me masat dhe procedurën që duhet ndërmarrë për të respektuar rregullat dhe protokollet anti-Covid19. Struktura akomoduese furnizohet përpara mbërritjes së vizitorëve të parë me të gjithë gamën e pajisjeve mbrojtëse duke përfshirë, por pa u kushtëzuar, në:
– Termometra elektronik dhe/ ose Termokamera elektronike
– Maska dhe doreza higjenike
– Purifikues dhe higjenizues automatik ambjentesh
– Solucione me përbërje alkooli të pastrimit të duarve dhe ambjenteve
– Veshje higjenike njëpërdorimshme në varësi të shkallës së rrezikut
Në cdo hyrje ambjenti, matet temperatura automatikisht ose nga një person i caktuar nga koordinatori për këtë qëllim. Në rast se temperatura e matur si më sipër rezulton më e lartë se norma e lejuar, komunikohet menjëherë me koordinatorin anti-Covid19 si dhe përfaqësuesit e Institutit të Shëndetit Publik për të marrë udhëzimet dhe masat e nevojshme. Për të kufizuar kontaktin me stafin dhe vizitorët, kontraktorët dhe furnizuesit e mallrave dhe shërbimeve që hyjnë në strukturën akomoduese preferohet të përdorin rrugë të dedikuara, si dhe të jenë pajisur me të gjitha masat paraprake të sigurisë parandalimit të infeksionit Covid19. Në përgjithësi, një ajrosje natyrale rekomandohet për të gjitha mjediset e strukturës akomoduese. Aty ku nuk është e mundur, sugjerohet ajrosja e ambjenteve të patën 3 herë në ditë për nga 1 orë