Plehrat në rrugë, gjobiten dy lokale në Tiranë

Kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vijon me denoncimin publik të lokaleve që hedhin qeset e plehrave vend e pa vend.

Ai ka publikuar një prej rasteve ku inspektorët e kanë dokumentuar shkeljen përmes kuponëve tatimorë të gjetur në qesen e plehrave të hedhur në rrugë pranë lokalit. ”I love Tirona dhe prapë mbeturinat në rrugë?! Nuk tregohet dashuria dhe respekti për qytetin vetëm kur ka ndeshje! Por, derisa të sensibilizohen të gjithë, kujdesen kolegët për çdo ndotës”, shkruan Veliaj në Facebook.

Kryebashkiaku Veliaj ka deklaruar se Bashkia e Tiranës do të bëjë gjithçka që është e nevojshme për të mbajtur pastër ambientin për qytetarët dhe për të marrë masa ndaj atyre që hedhin plehrat në rrugë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?