PLL përjashton ish-kryetarin Spahiu

Në një deklaratë të dhënë senati i Partisë Lëvizja e Legalitetit, kanë marrë vendimin për të përjashtuar nga grupi i tyre, Ekrem Spahiu. Në shkresë thuhet se motivacioni për të cilin ish- Kryetari duhet të japë dorëheqjen është “shkelje të rënda politike që dëmtojnë rëndë imazhin e partisë Lëvizja e Legalitetit”.

Anëtarët e senatit kanë deklaruar se: "Senati, si organi suprem që garanton zbatimin e vijës politike dhe idealit zogist, por edhe si organi kompetent që sipas Statutit të PLL gëzon në mënyrë ekskluzive të drejtën e dhënies së masave disiplinore për anëtarët e PLL, më datë 19 Shtator 2015 zhvilloi një mbledhje të posaçme ku pasi analizoi me hollësi situatën e krijuar, doli me konkluzionet e veta dhe mori vendimet përkatëse".

Në mënyrë unanime, Senati i PLL e konsideroi këtë lëvizje si një veprim jo-statusor. Sipas Senatit të PLL, kjo shkelje statusore e ka shumëfishuar rëndësinë e saj sepse protagonistët janë shfaqur edhe mediatikisht duke pasur si qëllim që të dëmtojnë imazhin e PLL dhe të krijojnë idenë e përçarjes brenda saj.

"Duke marrë parasysh se z. Ekrem Spahiu ka ndërmarrë një lëvizje destabilizuese të Partisë “Lëvizja e Legalitetit” që u pasqyrua me një konferencë për shtyp më datë 5 shtator 2015, organet drejtuese të PLL kanë analizuar situatën e krijuar dhe kanë konkluduar se këto veprime janë jo-statusore, aventureske, dashakeqëse dhe me synim çorientimin e legalistëve dhe opinionit publik"- përmbyllet deklarata e senatit të PLL-së.

SHKARKO APP