Plumba për pronën, ish-kryeplaku ndërron jetë në spital

Pas një debati për motive pronësie me ish kryetarin e fshatit Rehovë të Poliçanit, Fatmir Cenaj, 58-vjeç nga ky fshat e ka plagosur me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:40 në Rehovë. Ish kryeplaku Jonuz Banaj dhe Fatmir Cenaj prej vitesh kanë një konflikt pronësie, dhe debati i këtij mëngjesi ka degjeneruar në përdorimin e armës.

Cenaj e ka plagosur me automatik, model 56. I dëmtuari u nis me helikopter drejt Spitalit Ushtarak të Tiranës, për ndihmë mjekësore më të specializuar. Fatkeqësisht Banaj nuk ka mundur ti mbijetojë plagëve të marra, dhe ka ndërruar jetë në spital.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkaq autori është arrestuar në kohë rekord nga policia. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?