Plumbat ndaj Top Channel, gazetari Artan Hoxha: 5 grupe kriminale kanë fuqi për atë lloj sulmi
Gazetari i kronikës, Artan Hoxha ka folur për sulmin e ndodhur pak pas mesnatës ndaj Top Channel, ku mbeti i vrarë roja e sigurisë, Pal Kola. Ai thotë se në vend janë vetëm 5 grupe kriminale që kanë fuqi për këto lloj sulmi,
“Jo më shumë se 5 grupe janë në gjendje që të kryejnë ngjarje të këtyre përmasave. Nuk dua të merrem më këtë sepse do të merret si spekulim. Autorët kanë ardhur para Top Channel nga autostrada, kanë kaluar para Top-it duke marrë drejtimin për Yzberisht dhe janë kthyer për së dyti.
Nga ajo që dëgjohet nga kamera live e emisionit ”Big Brother”, janë 2 armë që qëllojnë, por janë hedhur më shumë predha sesa gëzhoja që janë gjetur. Por mund të kenë mbledhur brenda makinës. Ata mund të hynin dhe të merrnin peng dhe godinën.
Asnjë media në botë nuk merr masa të tilla, pra është e pashmangshme. Por nuk e kanë pasur atë qëllim. Objektivi i tyre ka qenë ajo që ndodhi. U ka dalë nga skema si në rastin e banakieres”, deklaroi Hoxha.