”Plumbat” t’i kem lënë në fushë-betejë/Infermierja: Të mos ”vras” vajzën

Në këtë pandemi të Covid-19, bluzat e bardha janë në vijën e parë të luftës, madje edhe duke rrezikuar jetën e tyre. Njësoj si kolegët e saj në botë, në fytyrën e infermieres në Spitafin Infektiv ka plagë. Në darke apo mëngjes, Valbona duhet të kthehet në shtëpi, tek vajza e saj, e cila ka kaluar një sëmundje të vështirë. Kur lë punën, Bona siç e thërrasin kolegët lutet që “plumbat” e marrë gjatë shërbimit t’i ketë lënë në fushë-betejë, për të mos vrarë me ta padashur të bijën. “Betohem solemnisht përpara Zotit”. Kështu nis betimi i infermierit dhe ajo po e përmbush atë, para Zotit, vetes dhe nesh. Në lagjen ku ajo banon, mjafton që ta thërrasësh nga ballkoni për t’u gjendur pranë në çast. Valbona është sot heroina.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?