Pneumologu Jorgji: E frikshme, po vihet në sprovë sistemi shëndetësor!

I ftuar në emisionin Arena nga Dritan Hila, në RTV ORA, pneumologu Ardian Jorgji ka thënë se koronaviorusi është i frikshëm, sepse po vihet në provë sistemi shëndetësor.

Duke marrë shembull sistemin italian, si një nga më të zhvilluarit, pneumologu tha se në vendin tonë ende nuk ka filluar të ndihet sprova e koronavirusit.

Dritan Hila: A është ky virus kaq vrasës?

Ardian Jorgji: Do t’i përmbahem fakteve, nëse për gripin flasim për një vdekshmëri 0 deri në 1 %, për koronavirusin përqindjet janë më të larta.

Dritan Hila: A e bën më të frikshëm realitetin?

Ardian Jorgji: Po, në fakt, ky është realiteti. Dhe nuk e bën më të frikshëm vetëm numri i vdekjeve, për mua ajo që është e frikshme dhe serioze, po vihet në provë sistemi shëndetësor. Dhe ju e thatë, po vihet në provë sistemi shëndetësor në Itali, në një sprovë shumë të madhe. Këtu ende nuk ka filluar të ndjehet fare kjo sprovë, por ne duhet të nxitojmë shumë.

SHKARKO APP