PNUD mbeshtet zgjedhjet vendore të 21 Qershorit në Shqipëri

 

Zgjedhesit  do ti drejtohen kutive te votimit  diten e diele për të zgjedhur kryetarët e bashkisë dhe anëtarët e këshillave në 61  bashkitë e reja të vendit. Disa muaj përpara zgjedhjeve, PNUD-i ka mbështetur Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) dhe aktorët e tjerë për të rritur më tej profesionalizmin dhe transparencën në procesin zgjedhor.

Reforma territoriale dhe administrative ndryshoi rrenjesisht  qeverisjen vendore. Për ti ardhur ne ndihme votuesve ne zgjedhjen e tyre per Kryetaret e Bashkive dhe Antaret e keshillave bashkiake, PNUD-i dhe shoqata  “Partners Albania” realizuan një studim analitik me grupe të ndryshme zgjedhësish nga i gjithë vendi. Ne vijim te ketoj studimi,   PNUD-i në bashkëpunim me KQZ-në zhvilluan  një hartë interaktive (http://kandidatet.cec.org.al/Results/LocalMayor?cs=sq-AL&r=r&rd=r1)  të bashkive të reja, e cila përmban kandidatët dhe partitë që kandidojnë për kryetar bashkie dhe këshillat bashkiakë.

PNUD-i ne bashkepunim me UN Women organizoi seminare për aspektet gjinore dhe zgjedhjet, si dhe për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve zgjedhore. Mbi 50 pjesëmarrës nga KQZ-ja, Kolegji Zgjedhor, Gjykata e Apelit dhe shoqëria civile morën pjesë.

PNUD-i mbeshteti KQZ-ne  ne realizimin e  një video trajnimi të animuar për komisioneret e qendrave të votimit. Kjo video gjendet në faqen e internetit të KQZ-së (http://www.cec.org.al/sq-al/Zgjedhjet/Video-Trainimi-KQVdhe përdoret nga televizionet kombëtare si burim për edukimin zgjedhor të zgjedhësve.

PNUD-i dhe KQZ-ja prodhuan  një version më të shkurtër të videos në anglisht, për vëzhguesit e huaj. Video mund te gjendet  në faqen e internetit të KQZ-së për vëzhguesit.((https://www.youtube.com/watch?v=3zOmsvtoahY. Kjo video është përdorur për të ndihmuar ne trajnimin e delegacioneve të shumta të vëzhguesve.

Po ashtu, PNUD-i e ka ndihmuar KQZ-në me disa përmirësime shumë të rëndësishme në administrimin e zgjedhjeve. Përpara fushatës së  zgjdhjeve te ketij viti, u zhvillua një bazë e re të dhënash për regjistrimin e kandidatëve dhe partive, e cila është integruar plotësisht në aplikacionet e tjera softuerike të KQZ-së, si për shembull paraqitja tabelore e rezultateve dhe ndarja e mandateve në garat e ndryshme zgjedhore.

Aktualisht është duke u zhvilluar një program për raportimin e financimit politik dhe pritet që ai të jetë gati për përdorim nga KQZ-ja në periudhën pas zgjedhjeve.

Duke pasur parasysh sfidat në komunikimin dhe logjistikën, gjatë ditës së zgjedhjeve ne më shumë se 5000 qendra votimi në të gjithë vendin, PNUD-i dhe KQZ-ja janë duke zhvilluar edhe një aplikacion të ri softuerik për qendrat e votimit. Nëpërmjet këtij programi qendrat e votimit do të lidhen direkt me KQZ-në përmes komunikimit 3G dhe GPRS dhe KQZ-ja do të ketë mundësinë të ketë të dhëna direkte dhe të menjëhershme nga qendrat e votimit, për çështje si tërheqja e materialeve zgjedhore, hapja e votimit, pjesëmarrja orë pas ore dhe mbyllja. Programi do të pilotohet të dielën në qendrat e votimit në tre qarqe të vendit për të kuptuar më mirë potencialin e tij për përdorim në të gjithë vendin në zgjedhjet e ardhshme.

SHKARKO APP