Po arrijmë djemtë e Kombëtares

 

Pas kësaj arritje historike, lojtarët dhe stafin e kuqezinjve do t’i presin mijëra tifozë në Tiranë. Kombëtarja pritet të mbërrijë në Shqipëri sot, rreth orës 11:00.

Ndërkohë autobusi i kombëtares është nisur për të pritur heronjtë në aeroportin e “Rinasit”. Atë e shoqërojnë dhjetëra makina policie, e cila i ngjason tashmë një pritje zyrtare për heronjtë kuqezi.

“Digitalb”, ka organizuar edhe një koncert në Tiranë nga ora 14:00, për t’a pritur Kombëtaren dhe për t’a festuar kualifikimin bashkë me lojtarët.

SHKARKO APP