Po bëhen pak teste, OBSH: Mos kujtoni se pandemisë po i vjen fundi

Drejtuesi i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus është shprehur se pandemia e koronavirusit nuk ka mbaruar ende.

Gjatë një konference Ghebreyesus deklaroi se OBSH vazhdon që të jetë e shqetësuar lidhur me trendet rritëse në Afrikë, Evropën Lindore, Amerikën Latine si dhe vendet aziatike.

Tedros u shpreh:

“Si në të gjitha rajonet, rastet dhe vdekjet janë të nën raportuara në shumë vende të këtyre rajoneve si pasojë e numrit të vogël të testimeve.”

Drejtuesi i OBSH shtoi gjithashtu se virusi nuk mund të mundet nese “ne nuk jemi të bashkuar”. Sipas Ghebreyesus virusi do të shfrytëzojë të çarat mes nesh dhe do të vazhdojë që të bëjë kërdinë dhe jetë do humben.

Kujtojmë këtu se deri më tani nga koronavirusi rezultojnë të infektuar 3,043,402 persona në të gjithë globin dhe 210,214 viktima.

SHKARKO APP