Po bëheshin gati për të mbjellë kanabis, policia kap “mat” dy vëllezërit nga Skrapari
Policia e Beratit pas një muaji hetime ka arritur që të bërë në pranga dy vëllezër të cilët dyshohet se po përgatiteshin për të mbjellë lëndë narkotike.
Sipas njoftimit të policisë bëhet me dije se dy vëllezërve që banonin në Osojë, u janë sekuestruar armë, municione dhe fara kanabisi.
https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/2167571913529168/
Njoftimi i plotë
Finalizohet me sukses operacioni i koduar “Osoja”
Sekuestrohen armë, municione dhe fara bimësh narkotike të dyshuara Cannabis Sativa.
Në pranga dy poseduesit.
Nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P Berat, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, në kuadër të operacionit të koduar “Osoja” i cili u ndoq me metoda speciale, pas një hetimi 1- mujor, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
• K.M, 51vjeç.
•E.M, 41 vjeç, (vëllezër), të dy banues në fshatin “Osojë”, Skrapar.
Arrestimi i shtetasve të lartpërmendur u bë pasi gjatë hetimit 1 – mujor rezultoi se vëllezërit Muçaj dispononin armë zjarri dhe po përgatiteshin për të kultivuar bimë narkotike.
Në kuadër të operacionit u ushtrua kontroll në banesat e tyre, ku gjatë kontrollit u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
• Gjashtëdhjetë e nëntë fara bimësh narkotike të dyshuara Cannabis Sativa.
• Dy armë zjarri automatike model 56, kalibër 7.62 mm.
• 4 krehëra automatiku.
• 4 711 fishekë të kalibrit 7.62 mm.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale, “Prodhimi dhe shitja të lëndëve narkotike”, “Prodhimi dhe mbajta pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, parashikuar nga nenet 283/1 dhe 278/1 e Kodit Penal.
KOHA JONË SONDAZH

