Po ç’bëtë kështu mi gra?!

Nga Ylli Dylgjeri –
Letër” Prokurorisë nga Burgu 313 i grave
Tiranë
Po ç’bëtë kështu mi gra?!

Dje mësuam me turp dhe lot në sy se janë rrahur në Prokurorinë e Përgjithshme të Përkohshme dy gra-të madhore që mbrojnë ligjin, nderin, dhe Kushtetutën e këtij vëndi.
Janë rrahur e janë sharë, janë ndukur e janë vrarë, me fis e me farë! Ky ishte një turp mbi turpe!
Ne vuajmë dënimin që na dhatë Ju në Institucionin e rehabilitimit, por nga kjo hata
që Ju ndodhi do të thotë për Ne se dhe Ju keni nevojë për rehabilitim.
Nisur nga sa më sipër, nga sot, Ne gratë e 313, jemi të gatshme tu japim falas psikologen apo fallxhoren tonë për tu ardhur në ndihmë. Për t’Ju qetësuar trutë, për tu socializuar dhe integruar në shoqëri. Ndaj fallxhores tonë, i duhen edhe fije floku apo të brëndshme për të çelur fallin.
Mbetemi në pritje të përgjegjes Tuaj.
(Përgjigje e paguar)

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?