Po çonte fëmijët në shkollë, qëllohet me armë zjarri një person në Lezhë. Policia jep detajet e para

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në fshatin Balldre të qytetit të Lezhës.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 08:00.

H. Gj. nga fshati Balldre e Lezhës është plagosur sapo ka dalë nga shtëpia për të çuar fëmijët në shkollë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Burimet bëjnë të ditur se ai sapo ka dalë nga shtëpia është përballuar me një bashkëfshatar, i cili e ka qëlluar me dy plumba në bark.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjatë gjithë kohës H. Gj. ka qëndruar në automjetin e tij me fëmijët dhe bashkëshorten deri sa ka mbërritur polici dhe autoambulanca.

I dëmtuari është dërguar ne spitalin e Lezhës ne gjendje te rendë.

Burimet bëjnë të ditur se autori i dyshuar është shtetasi me iniciale Gj.Gj, banor në fshatin Balldre, por ende nuk dihen shkaqet e plagosjes.

Ndërkohë në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta police të cilët po hetojnë për zbardhjen e plotë të saj.

Informacion paraprak nga policia

Në fshatin Balldre , Lezhë, pas një konflikti për motive ende të paqarta, shtetasi Gj.Gj.,ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin H.Gj.,43 vjeç, banues në fshatin Balldre, i cili është transportuar në spitalin Rajonal , Lezhë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet ne vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shërbimet e Policisë të D.V.P Lezhë dhe të Komisariatit të Policisë Lezhë po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?