Po digjet “mushkëria” e disa bashkive në Shqipëri

Nisja e verës rikthen edhe zjarret e frikshme. Një zjarr shqetësues ka rënë sot në një zonë pyjore të dendur, e cilësuar si mushkëria e 3 bashkive, atë të Patosit, Roskovecit dhe Ballshit.

Bëhet fjalë për vendin e quajtur Lofkend, drejt të cilit janë nisur forcat zjarrfikëse të këtyre bashkive kufizuese por edhe të Albetrolit.

Mësohet se zjarri është i madh dhe po përhapet me shpejtësi, ndërkohë që terreni i thyer e bën thuajse të pamundur ndërhyrjen me mjete. Nuk dihet shkaku i rënies se zjarrit në këtë zonë pyjore të rëndësishme të vendit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?