Po eksploronin Valbonën, gjenden turistët që u zhdukën mbrëmjen e djeshme
Turistët nga Suedia dhe Rusia humbën kontaktet me familjarët, një natë më parë, kur po ecnin në këmbë nga Valbona drejt Thethit.
Policia e Tropojës njoftoi mëngjesin e sotëm se ka nisur kërkimet në këmbë, për shkak të terrenit të vështirë. Pjesë e operacionit kërkimor u bënë dhe alpinistët vendas.
Mesditën e sotme, policia njoftoi se ka bërë të mundur gjetjen e 2 shtetasve të huaj. Ata ndodheshin në vendin e quajtur “Lugu i Valit”, në gjendje të mirë shëndetësore.