“Po fole do ndëshkohesh”, kërcënon Aleksandër Luca

”Po fole do ndëshkohesh”. Ky është kërcënimi që Aleksandër Luca i bëri vajzës 19-vjeçare me aftësi të kufizuara, pasi abuzoi me të. Së bashku me një 23-vjeçar rom, i cili është i arrestuar nga policia greke, kryenë marrëdhënie me vajzën pa pëlqimin e saj.

”Nëse do të tregosh, do ta pësosh”. Me këto fjalë iu drejtua 20-vjeçari shqiptar adoleshentes me aftësi të kufizuara. Avokatja e vajzës ka thënë për mediat greke se 19-vjeçarja u abuzua dy herë. Kjo e fundit ishte frikësuar dhe nuk kishte folur. Pas 1 muaji, kur kishte mësuar edhe që Aleksandër Luca është i përfshirë në përdhunimin dhe vrasjen e studentes Eleni Topaloudi, vendosi t’i tregonte motrës së saj dhe rrëfeu çfarë kishte ndodhur.

Babai i 19-vjeçares ka thënë se shqiptari së bashku me shokët e tij qëndronin shpesh jashtë shkollës ku studion vajza e tij. Ai aludon se aty Aleksandër Luca ngacmonte vajzat. Një banor i asaj zone konfirmoi për shtypin grek se e kishte parë 20-vjeçarin shqiptar në mënyrë të përsëritur në atë lagje duke pritur jashtë shkollës. Babai i vajzës me aftësi të kufizuara u ka bërë apel edhe banorëve të tjerë të asaj zone që të denoncojnë në Prokurori nëse kanë parë raste të tjera të ngjashme të shqiptarit duke ngacmuar nxënëset.

Swiss Digital Desktop Reklama

19-vjeçarja është abuzuar nga Aleksandër Luca dhe një 23-vjeçar rom më 1 dhjetor 2018 në ishullin Rodos, dy ditë pasi studentja 21-vjeçare Eleni Topaloudi ishte dhunuar, përdhunuar dhe vrarë. Për këtë krim të rëndë është i arrestuar pikërisht shqiptari Aleksandër Luca dhe shoku i tij grek Manolis Koukouras 23-vjeç. Të dy kanë pranuar krimin.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?