Po fuste heroinë në burgun e Fushë-Krujës, arrestohet 53 vjeçari

Eshte arrestuar një 53-vjeçar  për lëndë narkotike dhe për vjedhje kryer në bashkëpunim.

Shërbimet e Policisë në I.E.V.P Fushë-Krujë, më datë 31.10.2019, gjatë kontrollit të shtetasve që hyjnë për të takuar familjarët e tyre që vuajnë dënimin në ambientet e I.E.V.P-së Fushë- Krujë, e kanë kapur në flagrancë duke futur 10 gr. lëndë narkotike të dyshuar heroinë, të cilat i kishte futur në xhepin e një xhupi.

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Durrës

Tentoi të fuste lëndë narkotike heroinë në I.E.V.P Fushë-Krujë, arrestohet në flagrancë 35-vjeçari.

Arrestohet dhe një 53-vjeçar  për lëndë narkotike dhe për vjedhje kryer në bashkëpunim.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, në bashkëpunim me Policinë e I.E.V.P Fushë-Krujë arrestuan në flagrancë shtetasin A. N., 35 vjeç, banues në Durrës.

Shërbimet e Policisë në I.E.V.P Fushë-Krujë, më datë 31.10.2019, gjatë kontrollit të shtetasve që hyjnë për të takuar familjarët e tyre që vuajnë dënimin në ambientet e I.E.V.P-së Fushë- Krujë, e kanë kapur në flagrancë duke futur 10 gr. lëndë narkotike të dyshuar heroinë, të cilat i kishte futur në xhepin e një xhupi.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 10 gr. lëndë narkotike, e dyshuar heroinë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burg”.

SHKARKO APP