“Po i bëhet presion administratës”, kandidati i pavarur denoncon rivalin e PS-së
Kandidati i pavarur për Bashkinë e Sarandës Ilir Nikolla në një konferencë për mediat ka denoncuar publikisht presionin që sipas tij u bëhet punonjësve të administratës shtetërore nga kandidati i Partisë Socialiste Adrian Gurma.
Nikolla u ka bërë thirrje qytetarëve se në 30 qershor vota e tyre do të jetë e sigurt. Kjo është hera e disajtë që kandidati i pavarur flet për presion mbi votën, ai madje thotë se administratës i është dhëne formular ku duhet të deklaroj votën për kandidatin e majtë në të kundërt do të humbasin vendin e punës.
Ai i ka bërë thirrje për të tretën herë Gurmës për përballje televizive ku fituesi të jetë me program e vizion dhe jo presione.
Saranda është një nga bashkitë ku garojnë dy kandidatë dhe gara është ashpërsuar me afrimin e 30 qershorit. Nikolla ka qenë më herët kryetar i PD-së për Sarandën.
KOHA JONË SONDAZH

