Po i jepte akullore, nëna shqiptare dhe djali 14 muajsh përplasen për vdekje shoferi i dehur
Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e djeshme në Itali. Një 58-vjeçar ka përplasur me kamionçinë nënën shqiptare së bashku me fëmijën 14 muajsh.
Ata ishin duke ecur në trotuar, fare pranë sheshit “Scacchi” në Marostica. I mituri ka pësuar trauma në kokë dhe dëmtime të pjesshme në këmbën e djathtë.
Ai është dërguar menjëherë në urgjencë, ku sipas mediave italiane, gjendja e tij është e rëndë. Pas aksidentit, shoferi i kamionçinës, Pietro Dal Santo, ka tentuar arratisjen në këmbë, por është arrestuar menjëherë nga policia. Më pas ai iu nënshtrua testit të alkoolit, ku rezultoi i dehur.
Mësohet se në momentin e aksidentit, nëna po i jepte akullore djalit të saj. Për fat të mirë ajo pësoi vetëm disa dëmtime të lehta në këmbë. Ndërkohë, bashkëshorti i saj dhe djali 4 vjeç ndodheshin pak hapa më tutje vendit ku ndodhi aksidenti.
Për shkak të gjëndjes tepër të rënduar nga konsumimi i alkoolit, shoferi i kamionçinës nuk ka arritur të japë asnjë shpjegim.
KOHA JONË SONDAZH

