Po i kryente punime në banesë, pronari godet me mjet prerës punonjësin
Pronari i një banese ka goditur me mjet prerës një punëtor që po kryente punime në shtëpinë e tij në Tiranë.
44-vjeçari me iniciale S. A., raportohet se e goditi punëtorin me iniciale D. L., 51 vjeç për motive të dobëta brenda banesës në rrugën “Myslym Keta”.
I plagosuri është dërguar në spitalin e Traumës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekësve.
“S. A., 44 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për “Vjedhje”), në rrugën “Myslym Keta” brenda në banesë, ka goditur me mjet prerës për motive të dobëta shtetasin D. L., 51 vjeç i cili ka qenë duke kryer punime në banesën e shtetasit S. A.,”-njofton policia.
Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”, në ngarkim të shtetasit S. A.
KOHA JONË SONDAZH

