Po ju skadon pasaporta? Ja çfarë thotë Rama
Personave që u mbaron afati i pasaportës, pra u skadon këto ditë do të vijojnë që ta përdorin, sipas kryeministrit Edi Rama, do të jetë e vlefshme. “Pasaporta do të konsiderohet e vlefshme edhe nëse mbaron afati këto ditë. Do të pezullohet afati”.
Në morinë e pyetjeve që kryeministri Edi Rama lexoi live në facebook, ishte dhe ajo për lindjet në maternitet. “Për të shkuar në maternitet nuk ka nevojë të tregoni asnjë dokument vetëm të jetë e qartë që ju jeni në makinë dhe është më shumë se çdo dokument tjetër, kaq dhe nuk ka nevojë. Nëse shkon nevoja, ju jeni aty dhe flet vetë prania e tij që po ju shtyn me forcë për të dalë në këtë kohë të vështirë, por ai nuk pyet dhe do ta dalë”.
Rama është shprehur se nuk do të mbyllen furrat e bukës, farmacitë apo ushqimoret. Gjithashtu u shpreh se do të mbyllen disa dyqane në qendra tregtare por jo dyqanet e sipërpërmendura. ”Aktiviteti prodhues nuk është ndaluar as në Itali. Të merren protokollet e sigurisë kundër infektimit. Do të pezullohen aktivitetet brenda qendrave tregtare që nuk kanë shërbim për ushqim apo farmaceutik. Dyqane rrobash, apo dyqane parfumesh do të mbyllen. Nuk është e nevojshme që të marrim me radhë furrat e bukës dhe të mbledhim në shtëpi, sepse për blerjen e ushqimeve dhe medikamenteve do të jetë gjithmonë e mundur që të lëvizet. Në të gjitha rastet edhe sikur bota të jetë duke mbaruar, ushqimoret, furrat e bukës, farmacitë do të jenë të hapur”.