Po kalon periudhën më të errët, turistët “groposin” euron
Të huajt po vizitojnë gjithmonë e më shumë Shqipërinë. Sipas të dhënave të INSTAT, në 4 muajt e parë të viti në Shqipëri kanë hyrë mbi 1 milion të huaj, me rritje 7.4% në krahasim me një vit më parë.
Për shkak të sezonit të verës, në maj dhe në qershor ka pasur një fluks më të madh. Sipas operatorëve turistikë, në Golem kanë ardhur kryesisht turistë ngë Polonia, Çekia, Gjermania dhe vendet nordike, të cilët kanë prenotuar deri në tetor.
Kjo ka bërë që Euro të humbi me shpejtësi vlerën kundrejt lekut. Sipas kursit të Bankës së Shqipërisë, euro u këmbye sot me 121.6 lekë. Kjo shifër shënon edhe nivelin më të ulët, që prej korrikut të 2008-ës.
Gjithashtu ekspertër shprehen se rënia e euros, ndikohet edhe nga afrimi i datës për shlyerjen e detyrimeve të TVSH-së dhe sigurimeve nga bizneset. Prurjet nga të huajt kanë ndikuar gjithashtu në zhvlerësimin e euros.
Sipas Bankës së Shqipërisë, për periudhën janar-mars në Shqipëri shpenzimet e të huajve arritën vlerën e 348 milion eurove, një rekord ky i pas viteve 90′. Krahasuar me një vit më parë shpenzimet e të huajve kanë shënuar rritje, ndërsa në krahasim me 2013-ën, pothuajse janë dyfishuar.
KOHA JONË SONDAZH

