Po kaloni COVID-19 në shtëpi? 12 pyetje dhe përgjigje që do t’ju hyjnë shumë në punë
Vendi është goditur rëndë nga vala e dytë e pandemisë.
Aktualisht, raportohet se në të gjitha qytetet e vendit janë më shumë se 18 000 raste aktive, ndërsa rreth 450 gjenden të shtruar në spitale.
Shumica e të prekurve po trajtohen në shtëpi, por për të bërë këtë nevojitet që të kihen parasysh disa detaje, të cilat abcneës.al i paraqet si më poshtë:
1.Çfarë duhet të bëni nëse rezultoni pozitiv me Covid-19?
Nëse rezultoni pozitiv me Covid-19 duhet të telefoni menjëherë mjekun e familjes.
Rezultatet e testit shënohen në sistemin e regjistrimit të pacientit dhe është Drejtoria e Shëndetit të Qarkut të rrethit tuaj, e cila ju kontakton.
2.Sa ditë një pacient me koronavirus duhet të izolohet në shtëpi?
Ekziston një rregull: “Një person që ka rezultuar pozitiv me Covid-19 duhet të qëndrojë në karantinë për 14 ditë pas marrjes së përgjigjes së testit”.
Sidoqoftë, kjo mund të ndryshojë në varësi të gjendjes së pacientit. Nëse pacienti ka simptoma më të rënda, është mjeku ai i cili duhet të vendosë nëse pacienti duhet të qëndrojë më shumë kohë i izoluar.
Nëse nuk jeni i infektuar, por keni pasur kontakt me dikë që ka rezultuar pozitiv me covid-19 ose nëse jetoni në të njëjtën shtëpi, ndani të njëjtën ambient në punë, ju rrezikoni të infektoheni me Covid-19.
Ju duhet të izoloheni të paktën 14 ditë.
3. Nëse një person i cili ka rezultuar pozitiv me koronavirus duhet të karantinohet për 14 ditë; Pse një person i cili ka pasur kontakt me dikë të infektuar duhet të karantinohet për 14 ditë?
Arsyeja është shumë e thjeshtë nëse një person është pozitiv, pacientit trajtohet dhe virusi zhduket pas 14 ditësh.
Ndërsa simptomat e personit pasi ka pasur kontakt me dikë që ka rezultuar pozitiv, shfaqen pas 14 ditësh.
4.Çfarë do të thotë të karantinohesh ?
Karantinë; do të thotë që një person nuk ka kontakt me një person tjetër. Nuk ka rëndësi vendosni maskë ose jo. Nëse ju rezultoni pozitiv për Covid, keni ose simptoma, ju duhet të izoloheni larg të tjerëve.
Të qëndroni në dhomë veç, të hani veç në mënyrë që të mos keni kontakte me të tjerët.
Por nëse jeni 2 persona në shtëpi dhe 2 prej tyre janë pozitivë me Covid-19, ata mund të kalojnë karantinën së bashku, por kurrsesi nuk duhet të dilni në ambientet jashtë.
Në rast të situatave urgjente, duhet të lajmëroni ambulancën.
5. Kam rezultuar pozitiv me Covid-19, por nuk kam simptoma. Për sa kohë do të duhet të karantinohem?
Nëse rezultoni pozitive me Covid-19, duhet të izoloheni për 14 ditë.
6.Si duhet të sillem nëse jetoj në të njëjtën shtëpi me njerëz të tjerë?
Nëse jetoni me të tjerë në të njëjtën shtëpi, pikë së pari, këta njerëz duhet të vlerësohen në terma të Covid-19, meqenëse nëpër shtëpi nuk është mbajtur maska. Dhe nëse testimi i parë i anëtarëve të familjes rezulton negativ, pacienti duhet të qëndrojë në karantinë për 14 ditë dhe nuk duhet të ketë kontakt me familjarët. Meqenëse ata nuk janë pozitivë, pacienti i infektuar duhet të karantinohet në njërën dhomë të shtëpisë ndërsa të tjerët duhet të përdorin dhomat e tjera
7. Në bazë të çfarë kriteresh duhet të vendos për kontaktet më të afërta? Si për shembull sa ditë më parë, sa larg dhe sa gjatë ka qenë një kontakt…
Kontaktet me rrezikshmëri të lartë, janë shumë të rëndësishme, nëse ti flet me dikë me një ton normal për më shumë se 15 minuta pa respektuar distancimin social dhe mbajtjen e maskës, mund ta marrësh shumë lehtë sëmundjen. Nëse je pa maskë, nëse burimi i virusit flet drejt teje me një ton të lartë zëri, kollitet teshtin, bërtet, atëherë ti je në një situatë të rrezikshme, dhe ke 100 për qind të mundësive për t’u infektuar me virus. Gjithsesi nëse personi i sëmurë mban një maskë dhe ti gjithashtu ke një maskë, kjo përqindje bie ndjeshëm, shkruan abcneës.al.
Për shembull, ju punoni diku, vjen një klient, dhe të dy jeni me maskë. Ju komunikoni me klientin duke mbajtur maskën, më pas lani apo dezinfektoni duart, në këtë mënyrë rreziku i infektimit është shumë i ulët. Gjithsesi, nëse ju jeni pa maskë, dhe personi përballë jush, ose nëse shtrëngoni duart apo pini nga e njëjta gotë jeni në rrezik të lartë për kontakt të drejtpërdrejtë me virusin.
Çdo kush që është në një situatë me rrezikshmëri të lartë duhet logjikisht të karantinohet. Virusi besohet të jetë ngjitës 1, 2 madje dhe 3 ditë para rezultatit pozitiv të testit. Për këtë arsye nëse jeni pozitivë, ju nuk duhet të harroni njerëzit me të cilët keni pasur kontakt të drejtpërdrejtë me apo pa maskë. Personat me të cilët jeni takuar deri në 72 orët e fundit janë më të rrezikuar.
8.Çfarë simptomash janë normale nëse e kalon sëmundjen në shtëpi, si do të jetë trajtimi mjekësor?
Nëse jeni duke e kaluar në shtëpi sëmundjen, është normale të ndiheni të dobët, të keni temperaturë fyt të thatë apo kollë në disa pacientë të tjerë. Ju mund të përdorni antipiretikë për këto situata, por nëse kolla është e fortë, dhe ndjeni dhimbje në kraharor; apo vështirësi në frymëmarrje, këto janë situata që tregojnë se nuk duhet ta kaloni në shtëpi sëmundjen. Megjithatë, temperatura, dhimbja, dobësia që zbehen me përdorimin e qetësuesve tregojnë se ju mund ta përballoni në shtëpi, sidomos në pesë ditët e para, dhe deri në një javë madje. Por nuk duhet të alarmoheni, por e përsërisim; presioni në kraharor, vështirësia në frymëmarrje, kolla mbytëse, kërkon ndërhyrjen e mjekut.
9. Në çfarë rastesh duhet të thërras mjekun apo spitalin?
Në trajtim; ilaçet kundër virusit përdoren në pacientët që rezultojnë pozitivë me Covid-19. Nëse ka temperaturë, dhimbje, përdoren ilaçe për uljen e temperaturës, dhe shumica prej tyre janë të mira dhe për lehtësimin e dhimbjeve. Mjekimet për kontrollin kollës gjithashtu janë të këshillueshme. Gjithsesi, në disa raste, pacientët duhet të shkojnë në spital; dhe këtu përsërisim sërish: presion në kraharor, vështirësi në mbushjen me frymë dhe kolla e fortë janë tregues të rëndësishëm.
10. Si duhet të ushqehem gjatë sëmundjes?
Gjatë sëmundjes, mund të keni mungesë oreksi dhe shijeje, por dhe nuhatje. Gjatë kësaj kohë, mungesa e oreksit dhe e peshës mund të zgjasë 5 deri në 7 ditë, pra nuk ka vend për panik. Gjithsesi, do të ishte mirë të konsumoheshin sa më shumë lëngje të jetë e mundur, sepse fatkeqësisht, humbja e lëngjeve të trupit ndodh për shkak të temperaturës dhe dhimbjes. Prandaj është mirë të konsumohen sa më shumë lëngje. Nëse ka humbje të shijes do të ishte mirë që vaktet të kishin pak më shumë piper djegës.
Gjithsesi në ditët e para nuk është se ka një menu të qartë për ushqimet të cilat duhen konsumuar apo që duhen shmangur. Por meqenëse ilaçet ndikojnë në gjendjen e veshkave, nuk këshillohet të përdoret alkooli apo cigaret gjatë kësaj periudhe. Dieta më ushqyese është ajo e Mesdheut. Kjo sepse duhen sa më shumë vitamina, minerale dhe kripë, karbohidrate dhe proteina të cilat gjithashtu janë pjesë e dietës mesdhetare.
11. A do të jem imun pas kalimit të sëmundjes?
Pasi të ketë përfunduar sëmundja, nuk është e qartë se në çfarë niveli dhe për sa gjatë antitrupat do të jenë pjesë e organizmit, pasi ky virus sapo ka mbushur një vjeç. Për këtë arsye dhe eksperienca mjekësore është e kufizuar në këtë pikë. Gjithsesi duke pasur parasysh pikën ku kanë arritur kërkimet deri tani, mendohet se ata që e kanë kaluar sëmundjen 3 muajt e fundit apo javët e fundit, do të jenë të mbrojtur deri në 6 muaj.
Raste me një infektim të dytë, të të njëjtit person me Covid 19, u verifikuan në valën e parë në prill dhe mars, dhe më pas në gusht dhe shtator. Rreth 50 milion njerëz në të gjithë botën janë infektuar me Covid 19. Numri i pacientëve nuk është ende 1 në 100 mijë.
12. A është e pakëshillueshme të përdoren ilaçe shtesë, si qetësues për ata që janë kuruar për Covid-19, në një fazë mesatare?
Përveç mjekimeve anti virale që iu jepen pacientëve me koronavirus, është mirë të përdoren ilaçe si qetësues për dhimbjet, pasi pacientët me dhimbje dhe temperaturë vuajnë shumë.
Mund të përdoren mjekime që nuk shkaktojnë alergji tek pacientët. Këto mjekime janë paracetamol dhe ibuprofen. Një tjetër element i rëndësishëm në këtë sëmundje, është se mund të shkaktojë mpiksje gjaku dhe çrregullim në qarkullimin e gjakut. Për këtë arsye, është mirë të përdoren ilaçe që njihen si hollues gjaku, por me konsultimin e mjekut.