Po kalonte rrugën, makina përplas rëndë këmbësorin në Vlorë

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Vlorë, ku ka mbetur i plagosur një 55-vjeçar. Sipas informacioneve zyrtare, aksidenti ndodhi në orën 08:36, në aksin e Lungomares.

Një automjet, me drejtues shtetasin A. M., 34 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin me iniciale N. L, rreth 55 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

SHKARKO APP