”Po kërkohet roje për një 79-vjeçar”, avokati: Masa e SPAK-ut për Berishën është ekstreme

”Arrest shtëpie” me mbikëqyrje policore, kërkon SPAK-u për Sali Berishën gjatë seancës së sotme në GJKKO. Po ashtu kërkohet që Berishës t’i ndalohet komunikimi me persona të tjerë veç pjesëtarëve të familjes.

Avokati i Rithemelimit, Franc Nuri tha në një intervistë për ”Euronews Albania” se masa e SPAK-ut ndaj Berishës, në një kohë që ky i fundit është i moshuar, nuk ka rrezikshmëri shoqërore.

”Është një masë e rëndë që është kërkuar nga SPAK për gjykatën. Në lidhje me arrestin në shtëpi, është një nga masat më të rënda se parashikohet që të rrijë polic te dera që ka një listë të familjarëve. Ajo që nuk dihej është që të kërkohet ndalimi total i komunikimit.

Të dyja këto masa janë ekstreme dhe janë të jashtëligjshme në rastin konkret, se këto masa janë të parashikuara vetëm për persona me rekorde kriminale. Berisha është mbi 70-vjeç, nuk ka asnjë lloj rrezikshmërie shoqërore, as rrezik për të prishur provat, është e ekzagjeruar. Për çfarë kërkohet arresti në shtëpi për një person 79 vjeç dhe kërkohet edhe roje”, tha avokati.

SHKARKO APP